Tre lidhje serioze në 6 muaj, “viktimat” e milionerit (FOTO)

Në fillim Justyna Gradek, pastaj rikthimi tek ish-e dashura Morgan Brittany Osman, kalojnë pak ditë dhe një tjetër femër, Lucia Bartoli, rrëmben zemrën e dizenjuesit të famshëm gjerman Philipp Plein.

Të treja këto lidhje, që milioneri 41 vjeçar i ka konsideruar serioze dhe i ka bërë publike, i përkasin një harku kohor prej gjashtë muaj.

Lidhja me polaken Gradek nisi në shtator të 2018 dhe përfundoi në shkurt të këtij viti, ndërkohë që po atë muaj, ikona e industrisë së modës u rikthye me yllin e reality show Morgan.

Por as romanca me Morgan nuk zgjati sa pritej, pavarësisht se Philipp la të kuptohej sërish në postime se ajo ishte “e duhura”, pasi u nda me të në qershor të 2019 duke shpjeguar se përshtateshin më mirë si miq se sa si çift.

Në po të njëjtin muaj, del në “skenë” Lucia, që prapë për stilistin është “shpirti i tij binjak”. Sigurisht me Philip asgjë nuk është e sigurt…

Philipp Plein dhe Lucia Bartoli

Phillipp-1

Phillipp-4

Justyna Gradek

Phillipp-2

Philipp Plein dhe Morgan Britanny Osman

Phillipp-3

Phillipp-5

Top Channel