Tre herë kampion i Evropës në kikboks, mësoni me çfarë merret sot shkodrani Sokol Jakini!
Sokol Jakini, sportisti i talentuar nga Shkodra i shpallur tre herë kampion i Evropës në kikboks, është shndërruar në trajnerin më të kërkuar të italianëve, që ushtrohen në dy palestrat e tij. Sportisti shqiptar në sfidën e tij të para pesë viteve, fitoi duelin e peshës deri në 76 kilogramë kundër rumunit, Marian Serban të zhvilluar në Areco.
Por cila është sot jeta e kampionit që në karrierën e tij numëron 21 fitore dhe vetëm një barazim, duke ngritur peshë zemrat e mijëra shqiptarëve, që jetojnë në Itali e që e kanë pasur përkrahjen të tij.
Me anë të disa fotove nga ambientet e palestrave të tij, zbulohet se ai vazhdon t’i përkushtohet sportit, ndërkohë që trajnon talente të rinj, apo dhe të apasionuar pas ushtrimit në palestër. Jakini, i cili jeton prej 20-vitesh në Itali, në karrierën e tij të ndritur nuk ka asnjë humbje duke bërë histori me shpalljen “kampion evropian” në sportin e kikboksit.