Tre futbollistët me emër të familjes Strakosha arratisen në Dubai

Portieri i Lazios dhe Kombëtares shqiptare, Thomas Strakosha ka ndarë me miqtë disa foto të mrekullueshme pushimesh me familjen e tij në Dubai. Thomas, është një prej futbollistëve me emër të familjes Strakosha, përveç vëllait të tij Dhimitri dhe babait Foto Strakosha, i konsideruar legjenda e futbollit shqiptar. Tre sportistët me emër kanë shijuar disa ditë pushimet në Dubai, në prani të gruas së vetme të familjes, bashkëshorten e Fotos, nëna e dy djemve simpatikë.