“Tre ditë pasioni me Zaniolo. Në shtrat ia del mbanë”: rrëfimi i nxehtë i Sofia Costantini
Emri i Nicolò Zaniolo është gjithmonë në qendër të negociatave të merkatos. Italiani pas një sezoni plot ulje-ngritje me Galatasaray, mund të ndryshojë ajrën. Zaniolo ndoshta mund të kthehet në Itali, ose të tërhiqet nga sirenat pasanike që vijnë nga Arabia Saudite. E në pritje të njohë të ardhmen, ai i ka lejuar vetes disa ditë pushime në Ibiza. Aty, përveç relaksimit mesfushori ka shijuar edhe jetën e natës në ishull, duke njohur një vajzë. Vetëm se modelja, Sofia Costantini, njohjen me të e ka rrëfyer në një intervistë për të përjavshmen ‘Chi’.
26-vjeçarja, pasi u fotografua nga ‘Chi’ në shoqërinë e Zaniolo, lejoi një intervistë për të përjavshmen. Aty vajza ka rrëfyer 3 ditët e kaluara në shoqërinë e futbollistit: “Ishte ora një e natës. Ai më pa, erdhi të fliste me mua, e nisi menjëherë një puthje. Pastaj një tjetër. Isha e lodhur, nuk e njoha. Ai më tha se luante futboll, ishte i bukur, i lezetshëm, për mua u mbyll aty”.
“Por pas puthjeve u pëlqyem dhe e kaluam mbrëmjen së bashku. Kur më tha se ishte Zaniolo, isha kurioz ta njihja sepse për të kisha lexuar shumë: se ishte sipërfaqësor, se ishte plehër. Për mendimin tim ai ndikohet nga miqtë që ka. Me mua ishte shumë i këndshëm. Në gjashtë të mëngjesit shkuam në hotelin tim. Ishte e drejtë: jemi single”.
“Shkuam në vilën që ai kishte marrë me qira me miqtë dhe më pas me varkë në Cala Bassa Beach Club”, vazhdoi vajza në rrëfimin e saj. “Aty hëngrëm drekë, shkuam në plazh, darkuam me miqtë dhe ishim bashkë edhe atë mbrëmje”. Flirti tipik i pushimeve? “Mu duk një djalë interesant dhe i respektueshëm. Flasim dhe i shkruajmë njëri-tjetrit. Që këtu, të thuash se do të lindë një histori është shpejt, duhet të njihemi”, përgjigjet Costantini. Ajo më pas argumentoi: “Duke pasur parasysh atë që thonë, domethënë që i pëlqen të ndryshojë vajza, duhet ta meritojë besimin. Ai është një njeri që gjuan, një që pëlqehet. Ai është i pafytyrë, e ka batutën gati, nuk e ka problem të njohë një vajzë”.
Në intervistë më pas vjen pyetja e sikletshme: “A është një golashënues?”. Modelja e ka gati përgjigjen: “Ia del mbanë”, thotë ajo me vendosmëri, duke rrëfyer më pas se ka njohur disa lojtarë në të shkuarën: “Një ishte i Milan dhe një i Inter. Njëri ishte i martuar, tjetri jo. Njëri ishte i këndshëm, tjetri ishte i qartë se donte të argëtohej”.