Travis Kelce dhe Taylor Swift së shpejti prindër?!
Dyshja e njohur Travis Kelce dhe Taylor Swift prej muajsh janë në një romancë dhe duken shumë të dashuruar me njëri tjetrin. Travis së fundmi ka nxitur aludimet për një fejesë të mundshme dhe një fëmijë me Taylor Swift, teksa po diskutonte me vëllain në podcastin e tij “New Heights”. Ai deklaroi se dëshiron të krijojë së shpejti një laborator për diamantet. “Diamante të krijuar në laborator. Ai është një lojtar i NBA i rritur në laborator. Mezi pres ta bëj një të tillë”,-deklaroi ai.
Vëllai i tij i ktheu shpejt përgjigje duke i kërkuar të bëjë kujdes me bisedën, pasi mund të nxisë komente të shumta nga fansat. “Kjo deklaratë do t’i bëjë njerëzit të mendojnë se Travis, po mendon fejesën. Por nëse kjo ndodh ai do t’i japë ndonjë unazë familjeje jo diçka të re”,=shkroi dikush. “Mos po vjen një Travis i vogël”; “Dikur i lutej për një takim ndërsa tani i lutet për një fëmijë”; “Mos më thuaj që mezi po pret të ketë fëmijë, çfarë po ndodh”, ishin disa nga komentet.
Sipas OK!, ylli i “Kansas City Chiefs” thuhet se e bën të dashurën e tij, divën e muzikës pop Taylor Swift, të ndihet e sigurt kur bëhet fjalë për distancën, sepse ajo e di që ai nuk do të bëjë asgjë “të dyshimtë”. Në lidhje me situatën e krijuar mes dyshes një burim i afërt me çiftin është shprehur se:
Ai gjithmonë e bën atë të ndihet e veçantë dhe e vlerësuar dhe planifikon netë romantike së bashku. Mënyra se si Travis është i hapur me miqtë e tij, familjen dhe fansat për marrëdhënien e tij, e bën Taylor të ndihet e sigurt. Ajo ndihet e sigurt edhe kur mund të jetë larg tij dhe të mos shqetësohet se ai do të bëjë ndonjë gjë të fshehtë pas shpine. Ajo i beson atij. Kur dalin me miqtë e tij në Kansas City, ajo ndihet sikur mund të jetë një e dashur e zakonshme. Ata mund të shoqërohen dhe të pinë koktejle dhe të puthen në natyrë, të gjitha gjërat që ajo gjithmonë ka dashur të bëjë.
Top Albania Radio