Travis Barker dhe Kourtney Kardashian shpallën fejesën, ish-partneri i 40-vjeçares bën reagimin e papritur
Scott Disick nuk e ka pritur mirë lajmin se ish-partnerja e tij, Kourtney Kardashian dhe Travis Barker, janë fejuar. Një burim i tha ekskluzivisht “Page Six” se themeluesi i “Talentless” po “çmendet” nga kjo situatë.
“Scott po çmendet. Është vërtet keq”,- tha ndër të tjera burimi.
Barker i propozoi Kardashian në një plazh në Montecito, Kaliforni, me një unazë diamanti të prerë në formë ovale që raportohet se arrin vlerën e 1 milion dollarëve.
Disick ka tre fëmijë me ish-partneren e tij: djalin 11-vjeçar, Mason, vajzën 9-vjeçare, Penelope dhe djalin 6-vjeçar, Reign. Edhe pse mund të ndihet tmerrësisht keq për fejesën, ai i dha bekimin marrëdhënies së Kardashian me bateristin Blink-182 gjatë ribashkimit të “Keeping Up Ëith the Kardashians”, që u transmetua në muajin qershor.
Disick dhe ish e dashura e tij, Amelia Grey Hamlin, u ndanë para pak muajsh për shkak se Scott e ka ende mendjen tek Kourtney. Ai dhe Kardashian qenë bashkë nga viti 2005 deri në vitin 2015. Ndërkohë, Kourtney dhe Barker e bënë lidhjen e tyre zyrtare në muajin janar të këtij viti, duke publikuar disa fotografi si çift në rrjetet e tyre sociale.