Travis Barker dhe Kourtney Kardashian janë zyrtarisht të fejuar dhe ju duhet të shihni propozimin!

Travis Barker dhe Kourtney Kardashian janë zyrtarisht të fejuar! Sipas E!News, Travis i propozoi partneres së tij ditën e diel, buzë detit pranë në Montecito. I ulur në gjunjë, në një ambient të rrethuar me trëndafila të kuq, qirinj dhe zhurma e dallgëve në sfond, Travis ia doli të krijonte momentin perfekt.

Sigurisht që ajo tha PO dhe ja ku jemi: para një tjetër dasme nga familja Kardashian! Lajmin e fejesës e konfirmoi edhe vetë Kourtney përmes një postimi në Instagram ku publikimin e fotove e shoqëroi me përshkrimin “përgjithmonë”.

Pas ceremonisë shumë romantike të propozimit, çifti zgjodhi të festonte me gjithë familjen përmes një darke luksoze që përfshinte familjet përkatëse bashkë me fëmijët e tyre.

Ishte vajza e Travis, Alabama e cila ~padashje~ na tregoi unazën gjigande prej diamandi.

Romanca e shumë përfolur e Kourtney-it dhe Travis nisi në janar të 2021-it, por zyrtarisht çifti e bëri publike në shkurt. Dyshja thuhet se kanë qenë shokë të mirë para se të kuptonin që duhet të ishin diçka më shumë se aq. Pak muaj më vonë mund t’i shihje në çdo dalje publike të përqafuar, duke u puthur dhe sigurisht me një tatuazh më shumë: emrin e Kourtney-it në trupin e Travis.

/Anabelmagazine