Transgjinorja Edona James pjesë e edicionit të dytë të Big Brother VIP Kosova?

Tashmë, brenda pak ditësh pritet të nisë edicioni i dytë i spektaklit Big Brother VIP Kosova. Ende nuk njihet saktesisht se cilet banorë VIP do t’i bashkohen aventurës së madhe, por kane nisur të përfliten disa prej emrave që mund t`i bashkohen formatit.

Telegrafi ka mësuar nga burime pranë produksionit se një prej banorëve që ka marrë ftesë për të qenë pjesë është edhe transgjinorja Edona James.

Duket se edhe vet kjo e fundit në një lloj forme e ka konfirmuar pjesëmarrjen në një nga postimet e fundit në rrjetet sociale. “Pres me padurim projekte të reja projekte interesante. Thjesht po them, po them, bëni durim disa ditë, do të fillojë diçka vërtet e mrekullueshme”, shkroi ajo, teksa postimit ia bashkangjiti fjalën hashtagun #reallity (spektakël).

Edona e cila është e lindur me emrin origjinal Kujtim Shehu dhe ka origjinë nga Suhareka, është rritur në Gjermani ku edhe ka ndryshuar gjininë.

Ajo mori famë veçanërisht në vitin 2014, kur u përfol për një aferë me legjendën e futbollit gjerman, Stefan Effenberg. Ndërkohë po atë vit ra në syrin e mediave vednase si transgjinorja e parë shqiptare, teksa Prive asokohe i kushtoi një kronikë të titulluar “Shqiptari që kaloi ylberin”.

Bordo