Transgjinorja Caitlyn Jenner në lidhje me 22-vjeçaren, ja si është bashkëjetesa e tyre
Caitlyn (Bruce) Jenner gëzon një lidhje të mirë dashurie me Sophia Hutchins, e cila e përshkruan marrëdhënien më tepër si një partneritet se sa romancë. Në fillim ishte e çuditshme që Caitlyn, 68 vjeçe po përjetonte një histori me 22-vjeçaren Sophia, por më pas cdo gjë u kthye në lidhje normale. Kujtojmë se Caitlyn ka qenë mashkull dhe është baba i gjashtë fëmijëve, përfshirë të famshmet Kylie e Kendall Jenner. “Më shumë do ta përshkruaja si partneritet në marrëdhënie se sa lidhje romantike. Jemi partnere në biznes dhe kemi shumë gjëra të përbashkëta, e shohim botën shumë thjeshtë. Jemi një kombinim i përkryer sepse sfidojmë njëra-tjetrën dhe kemi pasione të njëjta. Ne jetojmë së bashku. Nuk mendoj se kemi nevojë që të flasim se si është marrëdhënia jonë. Jemi të pandashme, jemi partnere, jetojmë së bashku, ndajmë një qen, një familje, cdo gjë. Ne nuk kemi turp nga marrëdhënia jonë, por duam të kemi pak privatësi”, tha ajo në një intervistë me Jim Breslo në ‘Hidden Truth’, sipas ClubFm. Caitlyn (Bruce) në jetën e tij si mashkull ka patur tre gra, ndërsa si femër ka deklaruar vetëm Sophian.