Transformimi i Rudina Dembacajt: Si humba 35 kilogramë

Aktorja dhe moderatorja Rudina Dembacaj ka qenë e ftuar tek programi ‘Rudina’. Këtë herë biseda u përqendrua tek një aspekt mjaft interesant i jetës së saj, pikërisht ndryshimi ndër vite për shkak të humbjes së kileve të tepërta. Siç edhe moderatorja ka shpjeguar, asnjëherë nuk ka bërë përpjekje për ta fshehur këtë transformim. Ajo thekson se në 3 vite ka humbur plot 35 kilogramë dhe ka shpjeguar si ja doli. “Unë isha mirë, pastaj zbuluam sufllaqet në gjimnaz dhe u shëndosha. Por nuk e kam përjetuar bullizimin sepse kisha autoironi. Një ditë papritur filluan të krijoheshin probleme në shëndet. Mjeku më tha që duhet të mbaja vetëm këpucë ortopedike nga pesha dhe ishte verë.

Që aty e vendosa që duhet të dobësohesha sepse nuk mund të qëndroja në taka për gjithë jetën. Kështu që hoqa dorë nga ato kile të tepërta. Në tre muaj humba 6 kile dhe pas tre vitesh 35 kilogramë. Sot përpiqem të ruaj format e trupit me ushqim të gatuar vetë dhe me crossfit” u shpreh Rudina, sipas Who. Mjafton t’i hedhësh një sy transformimit të madh që ka pësuar moderatorja dhe mund të kuptosh që nëse diçka e dëshiron fort mund ta arrish.