
Transformimi i Kris Jenner: Kim Kardashian nuk e lë pa komentuar
Kim Kardashian ka komentuar transformimin e nënës së saj, Kris Jenner.
Ajo ripostoi në InstaStory një foto të parukierit të njohur dhe mikut të ngushtë të familjes Kardashian, Chris Appleton. Në foto, Appleton shfaqej me një bluzë të bardhë ku shkruhej: “Do të bëj atë që ka bërë edhe Kris Jenner”.
Kim e ripostoi foton duke shkruar: “Edhe unë, zemër!!!”
Ky reagim i Kim-it erdhi pasi revista People konfirmoi se Kris Jenner ka kryer disa ndërhyrje estetike të realizuara nga kirurgu plastik Dr. Steven Levine në New York. Lajmi u publikua pasi fansat vunë re ndryshimin e saj të dukshëm gjatë një feste beqarie në Paris muajin e kaluar.
Ndërkohë që Kris dhe kirurgu nuk kanë bërë të ditur konkretisht se çfarë ndërhyrjesh janë kryer, faqja zyrtare e Dr. Levine thekson se ai është i specializuar në “përmirësime natyrale të fytyrës, gjoksit dhe trupit”. Ndër procedurat më të zakonshme përfshihet: tërheqja e lëkurës së fytyrës (facelift).
Në të kaluarën, Kris Jenner ka folur hapur për ndërhyrjet që ka kryer, përfshirë dhe reduktimin e llapës së veshit, një temë që u trajtua në një episod të “Keeping Up With the Kardashians”.
“Që kur Kim bëri një koment për veshët e mi, nisa të shikoj veten në pasqyrë gjithë kohës dhe të pyesja veten: “Mos janë shumë të mëdhenj?”
Mësova se hunda dhe veshët vazhdojnë të rriten gjithë jetën. Kështu që mendova se duhet të bëja diçka.”
Në vitin 2019, Jenner tha se ishte një adhuruese e botoksit dhe shpeshherë i dhuronte kupona për trajtime miqve dhe familjes.
Burimi: People