Transformimi i Iva Merës, shumë ndryshe nga dikur

iva-mere

Iva Mera është një nga vajzat e ekranit, e cila duket se ka ndryshuar shumë në pamje krahasuar me pamjen e saj të dikurshme. Përveç ngjyrës së flokëve nga të zeza në të verdha, ajo duket se ka ndryshuar edhe në tiparet e fytyrës, të cilat duken më të plota dhe vihen më shumë në pah tani. Nuk dihet nëse është efekti i grimit, ose i mënyrës si ka marrë poza, por ky ndryshim u vu re edhe në skenën e “Miss Globe 2016”, spektalin e bukurisë, që e prezantoi me Altin Hazizaj. Vajza e aktorit të humorit Behar Mera, ndërkohë moderon emisionin e saj në “Digitalb”.
“Më i miri në vend” është formati që sjell në vëmendje profesione të cilat janë harruar, ndërkohë ka brenda show, garë, konkurrim dhe batuta.