Transformimi i Getoar Selimit pas mbjelljes së flokëve
Gati katër vite pasi iu nënshtrua seancave të para të mbjelljes së flokëve, reperi i famshëm dhe i pëlqyer i Kosovës Getoar Selimi shfaqet i transformuar. Kurora e kokës së tij duket tashmë në perfeksion, dhe koka e mbuluar nga flokët e dendura dhe ekstremisht të zeza. Nëse kërkojmë në internet mund të gjejmë foto të dikurshme Getit, ku binte në sy për flokët e rralluar, të cilat shpesh i mbulonte me një shami që e lidhte në kokë, apo vendosjes së kapeles. Burime të afërta me reperin Getoar Selimi deklaruan në atë kohë për mediat e Kosovës, se gjatë qëndrimit të fundit në Turqi, Geti kishte mbjellë flokët. Rezultatet e para i pamë në klipin me Tuna Sejdiun, me titull “MMV”, ku Getoari erdhi me ndryshime në flokët e tij. Tashmë dita–ditës duket se flokët dhe mjekra e tij vetëm dendësohen dhe perfeksionohen. /Story.al/