Transformim total, ja si do dukeshin yjet e futbolli pas karantimimit
Futbolli është ndaluar në Europë për shkak të pandemisë së Koronavirusit. Dhe nuk janë vetëm tifozët të mbërthyer nga mërzia e karantinimit.
Epidemia nuk kurseu as futbollin, me futbollistët që nuk shkojnë dot në qendrat stërvitore, por përpiqen ta ruajnë formën e tyre përmes programeve individuale përgatitore.
“The Sun” ka fantazuar se me kaq shumë kohë në dispozicion në vetizolim, ja çfarë mund t’u ndodhë yjeve të futbollit, duke u vendosur atyre një mjekër virtuale. Ka nga ata që e kanë edhe natyrale, si puna e Uejn Runit. Por si do të dukeshin Mesi, Nejmar apo Ronaldo pas karantinës, hidhini një sy fotove më poshtë…