Transferimi i papritur, mesfushori i Partizanit përfundon në… San Marino
Karriera e mesfushorit të Partizanit, Galip Arapi, ka marrë një kthesë të papritur në ditët e fundit të merkatos. Lojtari, i cili nuk po gjente hapësira te të kuqtë, u nis për huazim në Kategorinë e Parë dhe përfundoi në një klub në San Marino.
Partizani kishte akordin me Tërbunin për të dërguar atje Arapin, i cili do të luante më rregullisht. Por lojtari ka marrë një ofertë më interesante, pasi klubi i La Fiorita në San Marino, ka kërkuar shërbimet e tij.
Gjithçka është finalizuar shumë shpejt me ndërmjetësimin e menaxherit Serxho Mezi dhe Arapi ka udhëtuar drejt klubit të tij të ri, ku do të jetë në huazim deri në qershor. Atëherë do të vendosë bashkërisht me Partizanin se si do të vijojë karriera e tij meqë ka një kontratë afatgjatë me të kuqtë.