Traileri i filmit “Blonde” shkakton reagime në rrjet
Ana de Armas është aktorja e fundit që portretizon Marilyn Monroe në filmin e ardhshëm të Netflix, “Blonde”.
Pas publikimit të trailerit të parë zyrtar që u publikua më 28 korrik, shumë njerëz kanë kritikuar theksin spanjoll të aktores duke e quajtur atë shpërqendrues.
Ndërsa disa mund të jenë të pakënaqur me theksin e de Armas, aktorja pohoi në një intervistë të vitit të kaluar se ajo kaloi pothuajse një vit duke punuar me zërin për të portetizuar Monroe.
“M’u deshën nëntë muaj stërvitje dhe praktikë dialektesh. Ishte një torturë e madhe, kaq rraskapitëse”, u shpreh në atë kohë ajo.
Në mbrotje të aktores ka dalë edhe Brad Pitt. “Ajo është fenomenale në këtë film”, është shprehur ai për Entertainment Tonight .
Edhe kompania Authentic Brands Group e cila zotëron pasurinë e Marilyn Monroe e ka mbrojtur aktoren.
“Marilyn Monroe është një ikonë unike e Hollivudit dhe kulturës pop që kapërcen brezat dhe historinë. Bazuar vetëm tek traileri, duket se Ana ishte një zgjedhje e shkëlqyer pasi ajo ka magjepsjen, humanitetin dhe ndjeshmërinë e Marilyn. Mezi presim ta shohim filmin në tërësi”.
Në filmin që pritet të transmetohet më 28 Shtator shikuesit do të kenë mundësi të shohin një anë të panjohur të Marilyn Monroe.
Klan News