
Tragjike, vritet në dushin e burgut reperi i famshëm
Reperi i njohur MoneySign Suede është gjetur i vdekur në dushin e një burgu në SHBA. Sipas mediave vendase mësohet se reperi amerikan të jetë vrarë.
Ai ishte dërguar në burgun e Soledad në Kaliforni teksa priste vendimin përfundimtar të gjykatës për dy akuza për armëmbajtje.
Zyrtarët e burgut thanë se reperi, emri i të cilit është Jaime Brugada Valdez, u shpall i zhdukur fillimisht të martën në mbrëmje pasi, gjatë numërimit të të burgosurve, nuk u shfaq në rresht.
Trupi i tij u gjet në një zonë tjetër të burgut, ndërkohë autoritetet po hetojnë për të zbardhur ngjarjen dhe për të vendosur para ligjit autorët.