Tragjike, vdes papritur aktori 35-vjeçar i serialeve turke

Mbrëmjen e djeshme, ka ndërruar jetë në moshën 35-vjeçare aktori i famshëm i serialeve turke, Harun Kandemir. Deri tani dyshohet si shkak i vdekjes goditja që ka pësuar nga një atak kardiak.Aktori shtatlartë ndërroi jetë në shtëpinë e tij në Çerkezköy, direkt pasi kishte ngrënë darkë.Familjarët e aktorit kanë lajmëruar menjëherë urgjencën pasi Kandemir ishte rrëzuar përtokë. As ndërhyrja e mjekëve nuk ka mundur dot ta shpëtojë aktorin që luajti edhe në serialin “Lugina e Ujqërve”.