Tragjike në Turqi / Modelja Guler Erdogan vdes gjatë tentativës për t’i ikur policisë, ra nga ura

“Miss Evropa” Guler Erdogan ka vdekur tragjikisht pasi tentoi të largohej nga policia.

Modelja 27-vjeçare thuhet se ishte nën efektin e alkoolit kur u ndalua nga autoritetet në Giresun. Pasi dështoi në testin e alkoolit, ajo tentoi të arratisej, duke rënë nga ura dhe duke u goditur nga një automjet.

Nga plagët e marra ajo ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Familja e saj konfirmoi vdekjen e saj dhe fshiu llogaritë e saj në rrjetet sociale.

Autoritetet kanë nisur një hetim. Erdogan kishte luftuar më parë me probleme të shëndetit mendor dhe kishte tentuar vetëvrasjen në të kaluarën.

voxnews.al