Tragjike/ Ndërron jetë vajza 17-vjeçe e drejtorit të Vllaznisë
Një lajm tragjik ka tronditur jo pak ekipin e “Vllaznisë”. Vajza e drejtorit të këtij ekipi Alban Hasani kishte bërë një ndërhyrje, ku anestezia i kishte shkaktuar alergji.
17 vjeçarja nuk ka mundur të përballojë diçka të tillë dhe ka humbur betejën me jetën. Lajmin e ndarjes nga jeta të Vesës e ka bërë të ditur klubi i Vllaznisë, ku nëpërmjet një postimi i shpreh ngushëllime familjarëve.
Mbarë komuniteti i futbollit shpreh dhimbjen e thellë për humbjen e parakohshme të Vesës – vajzës së mikut, kolegut tonë Alban Hasanit .Fjalët janë të tepërta në këto momente trishtimi , por i lutemi Zotit që ta forcojë familjen dhe shpirti i saj të prehet në paqe”, ka shkruar klubi shkodran.
Ne kete moment te veshtire, edhe stafi i gazetes “Shkodra” i gjendet prane familjes Hasani duke e ngushelluar per kete humbje te madhe.
Vizion Plus