Tragjike/ Ndërroi jetë pas atakut kardiak në fushë, Bledar Hajdari merrej me futboll që në vegjëli. Karriera e pasur

Me numrin 30 mbi shpinë, Bledar Hajdari nuk e mendonte se mbrëmja e 15 prillit do ishte e fundit për të në këtë botë. Pas pak javësh futbollisti i FC Dajtit në futbollin amator do të frynte 29 qirinj (26 maj) dhe priste që të martën të merrte një fitore në fushë, në lojën që i kishte dedikuar jetën.

Fati i keq e deshi që Bledari ta kishte herën e fundit në tapet, pasi një atak kardiak e la të shtirë në fushë. Ndihma e parë ishte e menjëhershme, paniku te shokët e skuadrës dhe të pranishmit i madh, lutjet të zjarrta, por Bledari nuk mundi të mbijetonte nga ataku në zemër që është kthyer në një shqetësim për futbollistët në mbarë botën.

Rasti i Bledarit na kthen pas në datën 11 nëntor të vitit 2023, kur kapiteni i Egnatias, Raphael Dwamena pësoi një goditje në zemër dhe për fat të keq ndërroi jetë.

Kush ishte Bledar Hajdari

Emri i Bledar Hajdarit figuron në databazat e FSHF-së prej dhjetë vitesh, me futbollistin që ka qenë pjesë e shumë skuadrave në kategoritë më të ulëta. Karriera e tij nisi me Internacional Tirana që në vitin 2015, për të vijuar më pas me Kevitan, Valbonën, Osumin, sërish Valbonën, Dajtin, Skraparin, Arnisën, FC Europiani dhe sërish Dajtin.

tpz.al

Me te lexuarat