TRAGJIKE / Lea Bajrami është vogëlushja nga Kosova që mbeti e vrarë në sulmin me armë në Austri

Në mesin e viktimave të vrarë sot nga sulmi me armë në një shkollë në Austri, tashmë është konfirmuar se është edhe një vajzë nga Kosova.

Sot në Graz të Austrisë, u vranë dhjetë nxënës në një shkolle, ndërsa në mesin e tyre, është edhe Lea Bajrami nga Vitia e cila vijonte mësimet në të njëjtin institucion ku ndodhi ngjarja e rëndë.

Autori, një 21-vjeçar ish nxënës i padiplomuar i kësaj shkolle, hyri në ambientet e brendshme mëngjesin e sotëm i armatosur me një automatik dhe një armë shotgan, duke hapur zjarr ndaj nxënësve dhe mësuesve të shkollës në qytetin Graz.

Ai më pas u mbyll në tualetin e shkollës ku dhe kreu vetëvrasje. Autoritetet austriake raportojnë se në shtëpinë e tij është gjetur një “letër vetëvrasjeje”, mesazhi i të cilës nuk është bërë publik.

voxnews.al