Tragjike/ Humb jetën kameramani shqiptar, ishte prekur nga koronavirusi
Një lajm i trishtë është raportuar së fundmi, ku një kameraman në RTVM, i diagnostikuar me Covid-19, ka humbur jetën.
Shenoll Ahmeti u shtrua një javë më parë në spital dhe gjendja e tij u përkeqësua ditët e fundit. Kolegët e tij kanë bërë të ditur se ai nuk ka pasur probleme shëndetësore të mëparshme.
Ahmeti ka ndërruar jetë në moshën 51 vjeçare. Një muaj më parë, humbi jetën nga koronavirusi edhe 44 vjeçari Bekim Bajramoski, që ishte i punësuar në televizionin lokal të Strugës.