Tragjike/ Dy javë pasi u martua, këngëtari brazilian bie nga ballkoni dhe humb jetën
Autoritetet lokale kanë konfirmuar se muzikanti ra nga ballkoni i katit të 11-të të një hoteli të vendosur në Barra da Tijuca, në Zonën Perëndimore të Rio. Ai pësoi dëmtime serioze dhe u dërgua në spitalin Miguel Couto, në Gavea, ku u shpall i vdekur.
Këngëtari brazilian funk, Kevin Nascimento Bueno, i njohur më mirë si MC Kevin, ka vdekur pasi ra nga një dritare hoteli të Dielën në Rio de Janeiro. Ai ishte 23 vjeç.
Autoritetet lokale kanë konfirmuar se muzikanti ra nga ballkoni i katit të 11-të të një hoteli të vendosur në Barra da Tijuca, në Zonën Perëndimore të Rio. Ai pësoi dëmtime serioze dhe u dërgua në spitalin Miguel Couto, në Gavea, ku u shpall i vdekur.
“Fatkeqësisht, pacienti Kevin Bueno nuk rezistoi dhe vdiq”,- thuhet në një deklaratë nga autoritetet e botuar në shtypin lokal të lajmeve.
Nascimento ishte martuar me Deolane Bezerra vetëm disa javë më parë. Bezerra konfirmoi lajmin për vdekjen e burrit të saj në Instagram.
“Ti je dhe do të jesh gjithmonë dashuria e jetës sime. Dashuria më e bukur që kam pasur ndonjëherë, njeriu që më donte dhe admironte më shumë. Shko me Zotin, zemra ime! Unë do të të dua gjithmonë“.- shkroi ajo.
MC Kevin kishte pothuajse 9 milion ndjekës në Instagram dhe ishte i njohur për hite të tilla si “Dentro do Carro” dhe “Foda-Se a Ex”.
(d.a/dosja.al)