Tragjedia shqiptare/ Gazeta kroate: Shoferi i lodhur i çoi drejt vdekjes në vend të atdheut
Gazeta më e madhe kroate është hapur me lajmin tragjik të vdekjes së 10 pasagjerëve nga Kosova, të cilët do të shkonin drejt vendlindjes.
“Shoferi i lodhur i çoi në vdekje në vend të atdheut” është titulli që gazeta ka zgjedhur për të vendosur në faqe të parë. Aksidenti i shoi jetën 10 shqiptarëve të Kosovës, të cilët po ktheheshin nga Gjermania te të afërmit e tyre për të kaluar pushimet, por rrugëtimi u pre në mes.
Autobusi i linjës Franfkurt-Prishtinë humbi kontrollin një ditë më parë, pasi shoferi ishte i përgjumur.
Sipas Drejtoreshës së Institutit të Mjekësisë Urgjente, Maja Grba Bujeviq 42 persona ndodhen në Spitalin e Përgjithshëm në Slavonski Brod. Sot Kosova e ka shpallur ditë zie.