Tragjedia e New York-ut, Irgen Çela mik i ngushtë me Florind Belliun: Ma copëtove zemrën shoku im i shtrenjtë, ju shkoftë shpirti në paqe të dyve
Aktori i njohur i humorit, Irgen Çela, ka reaguar pas tragjedisë së Neë Yorkut, ku kolegu i tij, Florind Belliu vrau bashkëshorten dhe më pas dhe veten duke u hedhur nga kati i gjashtë i pallatit ku jetonin.
Përmes një postimi në rrjetet socialem aktori i shpreh ngushëllime familjarëve. Në pikëllim të plotë Çela shkruan se nuk do t’i harrojë kurrë kujtimet që ka me 35 vjeçarin.
albsig
“Ma copëtove zemrën shoku im i shtrenjtë. Nuk e besoj që ike kështu bashkë me Ornelën. Nuk më besohet që po bëj këtë status për ty . Je i ngulitur në mendjen time dhe zemrën time për gjith ato kujtime të bukura që kemi bashkë dhe pasionin që ndanim për aktrimin. Ju shkoftë Shpirti në paqe të dyve shoku im i shtrenjtë dhe Zoti i dhëntë forcë familjes tënde në këto momente të vështira”, shkruan ai.
Kujtojmë se Florind Belliu vendosi ti jepte fund jetës në mënyrë tragjike ditën e djeshme. 35-vjeçari shqiptar hodhi nga dritarja e katit të gjashtë partneren 28-vjeçare, Ornela dhe më pas u hodh vetë. Ngjarja ndodhi në Neë York ku çifti jetonte prej kohësh dhe kishin dy fëmijë të mitur.