Tragjedi në Tiranë: Vëllai vret vëllanë dhe më pas veten!

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të enjte në zonën e Freskut në Tiranë. Burime për mediat bëjnë me dije se një nga vëllezërit Cami ka qëlluar me armë zjarri të vëllain dhe më pas veten.

Si pasojë kanë mbetur të vdekur dy vëllezërit, Vehap Cami dhe Lulëzim Cami nga Golloborda, por prej vitesh jetonin në Tiranë.

Deri më tani nuk dihen shkaqet që kanë shtyrë autorin drejt kësaj tragjedie dhe ende nuk është e qartë se kush nga vëllezërit ka qëlluar me armë zjarri. Forca të shumta policie kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë të mundur rrethimin e të gjithë zonës, ndërkohë më tej priten më tepër detaje lidhur me këtë ngjarje të rëndë.

Kryefjala.com