
Tragjedi në familjen e Michael Ballack, djali i tij 18-vjeçar humb jetën në Portugali
Djali i ish-futbollistit gjerman, Michael Ballack ka humbur jetën në Portugali.
Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme afër Lisbonës teksa djali Emilio Ballack pësoi aksident me një motor me katër rrota.
Duket se i biri ishte me pushime në një banesë të babai i tij e kishte blerë në Lisbonë pas pensionimit nga futbolli.
Ende nuk dihen detajet e aksidentit, por Emilio Ballack ishte me familjen për pushime në Portugali kurse motori me katër rrota që përdorte ishte për rrugë publike.
(BalkanWeb)