Tragjedi në Eurovizion! Një person ndërron jetë në mes të skenës
Në edicionin e këtij viti të Eurovizionit ka ndodhur një ngjarje e rëndë. Një punonjës ka ndërruar jetë pasi një pjesë e ndriçimit u shkëput dhe ra mbi të teksa ai punonte në skenë.
66-vjeçari i identifikuar si Fuldie Schwarz u dërgua me urgjencë për në spital, por nuk ka mundur të mbijetojë.
Policia ka nisur një hetim dhe sipas IQ Magazine, duket se pajisjet e ndriçimit nuk janë në përputhje me rregulloret.
Organizatorët e Eurosongut njoftuan se ishin shumë të mërzitur për tragjedinë dhe se do të bashkëpunonin me policinë për zbardhjen e ngjarjes./ Gazeta Liberale