Trafik kokaine në zona të ndryshme të Italisë, në pranga dy vëllezërit shqiptarë
Gjatë një aksioni të përbashkët policor mes forcave të Cesano Maderno (Monza) Montepulciano (Siena), u sekuestruan 6.5 kg kokainë. Sasia e drogës u gjet gjatë një kontrolli në autostradën A1, pranë Chiusit, në makinën e tyre karabinierët zbuluan një ndarje sekrete, të punuar me dorë nën levën e marshit dhe e cila mund të hapej vetëm me një mekanizëm të posaçëm elektronik, brenda së cilës fshiheshin 3.5 kg pluhur e llojit kokainë.
Dy vëllezër 30 dhe 32 vjeç, me origjinë shqiptare, u arrestuan nga karabinierët me akuzën e menaxhimit të një trafiku masiv kokaine nga Brianza në luginat e Chiantit në Itali.
Gjatë një aksioni të përbashkët policor mes forcave të Cesano Maderno (Monza) Montepulciano (Siena), u sekuestruan 6.5 kg kokainë. Sasia e drogës u gjet gjatë një kontrolli në autostradën A1, pranë Chiusit, në makinën e tyre karabinierët zbuluan një ndarje sekrete, të punuar me dorë nën levën e marshit dhe e cila mund të hapej vetëm me një mekanizëm të posaçëm elektronik, brenda së cilës fshiheshin 3.5 kg pluhur e llojit kokainë.
Në pranga pikë së pari ka rënë njëri nga dy vëllezërit, që drejtonte makinën. Ndërkohë, pas një kontrolli të kryer në shtëpinë e këtij personi, policia arriti të gjente edhe 3 kg të tjera drogë, si dhe mbi 70 mijë euro në cash, ndërsa në pranga përfundoi edhe vëllai tjetër.
Marrë nga lanazione.it
(E.H/Dosja.al)