Trafik dhe shitje droge/ Arrestohet sportisti shqiptar

Elis Guri, mundësi nga Shkodra, i cili ka bërë krenar shqiptarët në ndeshjet jashtë kufijve, është në listën e personave të arrestuar nga policia për veprat penale të ”Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve” dhe të ”Trafikimit të narkotikëve”. Bëhet fjalë për operacionin e madh të koduar “VOL-VO 4”, i cili është shtirë në 12 qytete nga Hasi deri në Sarandë dhe janë goditur anëtarë nga 4 grupe të skeduara kriminale. “BalkanWeb” shkruan se mes 27 emrave të të arrestuarve renditet edhe ai i Gurit. Sportisti shqiptar ka bërë krenarë jo pak herë shqiptarët. Suksesi i tij më i madh shënohet së pari në Kampionatin Europian të këtij viti, që u zhvillua në Finlandë, ku Elis Guri u shpall fitues i medaljes së bronzit në peshën 96 kg. Por dhe në Kampionatin Botëror 2007 Elis Guri klasifikohet i 7-ti në peshën 96 kg, duke fituar të drejtën e përfaqësimit me kualifikim në Lojërat Olimpike “Pekin 2008″. Si pjesëmarrës për herë të parë në një olimpiadë, Guri renditet në vendin e 8-të, duke shënuar dhe rezultatin e dytë më të mirë të arritur nga kuqezinjtë tanë. Të tjera rezultate të Gurit mund të përmendin vendi i 7-të në Lojërat Mesdhetare “Almeria 2005″, medalje argjendi në turneu botëror Trofeu “Milone 2006″. Guri u largua nga Shqipëria më 2008-n, pasi Federata e Mundjes dhe shteti shqiptar, nuk denjuan që të plotësonin kërkesat e tij ekonomike. Ai garoi për Bullgarinë dhe me 13 shtator 2011 mori medaljen e arit në Kampionatin Botëror të Mundjes në kategorinë 96 kg./BalkanWeb