Tradhtitë e Maradonës që hodhën në erë martesën me gruan e tij të jetës
Martesa e Diego Maradonës me Claudia Villafane, atë të cilën e ka quajtur gruan e vetme në jetën tij, ishte një martesë e bujshme. Në 7 Nëntor 1989 Maradona dhe Claudia i thanë Po njëri-tjetrit në një ceremoni me 200 të ftuar, mes tyre personazhe të famshëm, si futbollistë, gazetarë e këngëtarë. Dasma e çiftit u cilësua nga gazetat si dasma e shekullit. Claudia kishte veshur një fustan nga stilistja kalabreze-argjentinase, Elsa Serrano.
Çifti sollën në jetë dy vajza, Dalma dhe Giannina. Martesa e Diegos dhe Claudias kishte ulje-ngritjet e veta, por tradhtitë e shumta të futbollistit çuan në divorc pas 13 vitesh bashkë. Më pas mes tyre lindi një betejë e gjatë ligjore për kujdestarinë e fëmijëve.
Jeta e Maradonës më pas u shoqërua me lajme skandali mbi fëmijët e tij, që sipas mediave për tre prej tyre ai nuk interesohej fare dhe pretendohej se kishte edhe një vajzë tjetër, e cila më pas u birësua.