‘Tradhtia është e pajustifikueshme’, Kaderi zbulon arsyen pse u nda nga Lumbardhi

Kader Kicaj dhe Lumbardh Salihu kanë qenë një nga çiftet më simpatikë dhe të komentuar të showbizit, deri më sot kur ish-banorja njoftoi papritmas se romanca e tyre ka marrë fund.

Fillimisht Kicaj ka postuar një Instastory ku zbulon se shkak është bërë tradhëtia nga ana e Lumbardhit, veprim i cili e ka lënduar dhe zhgënjyer shumë.

Por siç shprehet, për të ruajtur dinjitetin ajo nuk mund ta falte më dhe vendosi t’i jepte fund kësaj romance të shumëpërfolur.

Mirëpo pak pasi e postoi këtë shkrim në Instastory ajo e ka fshirë.

Më vonë Kicaj ka postuar një shkrim tjetër ku shprehet se ka luftuar për të mbajtur lidhjen e tyre por nuk ka funksionuar dhe për këtë arsye ka kërkuar të ndahet.

orainfo.net