Tradhtia dhe ndarja me Shakirën, kolumbianët marrin vendimin e papritur për Gerard Pique (FOTO)

Mes thashethemeve për tradhti dhe pas ndarjes nga Shakira, Gerard Pique duket se është i padëshiruar në Kolumbi, vendi i origjinës së ish-partneres së tij.

Mesa duket Kolumbia nuk e fal tradhtinë e raportuar të yllit të Barcelonës ndaj këngëtares së famshme. Disa media propozuan shpalljen e futbollistit “persona non grata” në Kolumbi.

E gjithë kjo jo vetëm për shkak të tradhtisë së pretenduar ndaj yllit të muzikës. Kolumbianët janë të nervozuar sepse futbollisti ka vizituar vendin e Amerikës së Jugut vetëm një herë me Shakirën në 12 vitet e lidhjes.