Tradhti në çift? Publikohet video e vajzës n*do në shtëpinë e Lim Hotit, si reagoi Alba Pollozhani: Do të fluturojë nga dritarja…

Dy ish-konkurrentët e Ferma VIP, Lim Hoti dhe Alba Pollozhani befasuan publikun një javë pas daljes nga reality-show teksa u shprehën se marrëdhënia mes tyre po shkonte shumë mirë dhe dyshja po bashkëjetonte pas përplasjeve në fermë.

Mirëpo duket se gjërat nuk janë aq në vijë sa duken, pasi mbrëmjen e djeshme, teksa ish-fermerja ishte e ftuar në prime, një story që Limi postoi tronditi publikun dhe Albën.

Ish-fermeri i cili po qëndronte në shtëpi postoi një video të një vajze e cila dukej pothuajse nudo, teksa kërcente në mënyrë sensuale në shtëpinë e tij.

Edhe pse pak minuta më vonë video u fshi nga ai, kjo bëri që Alba të braktiste emisionin dhe të nisej për në shtëpi me një thirrje e cila shkaktoi edhe të qeshura në studio.

“Atëherë po bëj një thirrje publike për të gjithë banorët e rezidencës pranë liqenit, që të nisni të largoheni nga rezidenca sepse Alba Pollozhani do të jetë atje për 30 minuta dhe në rast se ndodh ndonjë tërmet unë nuk mbaj përgjegjësi për asnjë. Ah ju sugjeroj të rrini edhe poshtë rezidencës se mund të fluturojë nga dritarja ndonjë Hermes Prada ose Guçi dhe nuk dihet fati i kujt mund të jetë,” u shpreh ajo duke u larguar nga studio.

Dalja e Alba Pollozhanit dhe Lim Hotit nga Ferma VIP bëri bujë.

Fjalë qarkulluan se arsyeja e daljes së dy konkurrentëve u bë një shtatzëni, po këtij thashethemi nuk iu dha zë nga protagonistët.

Mirëpo së fundmi, të ftuar në prime-n e fermës, ish banorët sqaruan sesi po vazhdon raporti i tyre pas daljen duke shuar edhe zërat për shtatzëni teksa ironuzan lajmin e rremë.

“I kam trinjakë, çuna. Te jenë tropojanë dhe mos jenë çuna?”, u shpreh Alba.

Nga ana tjetër Limi sqaroi marrëdhënien me Albën teksa theksoi se po ecin mirë bashkë.

Qëkur kemi dalë jemi bashkë, bashkë kemi ngrënë, bashkë kemi pirë, bashkë kemi ardhur këtu dhe bashkë do ikim. Jemi diku me njëri-tjetrin, po kalojmë bukur.”

Nga ana tjetër vetë Alba u shfaq më në formë dhe më e buzëqeshur se kurrë teksa shpjegoi edhe njëherë arsyen e daljes nga ferma.

Në momentin kur unë u futa në Fermë ndodhën disa gjëra në jetën time, të cilat unë nuk i parashikova dot dhe fokusi im u zhvendos nga çmimi në një pikë tjetër e cila është më e madhe se çmimi dhe vetë fama”, tha Alba.

Ishte Alba e para e cila 2 prime me pare kërkoi të dilte nga ferma, një vendim që u bë fakt i kryer 24 orë më mbrapa.

Ajo çfarë befasoi publikun ishte ikja e banorit tjetër, Limit, i cili e la lojën vetëm pak orë pasi u largua konkurrentja me të cilën ai kishte krijuar një romancë, që ditëve të fundit duket se nuk po shkonte mirë.

E ndërsa Alba e mori vendimin për të dalë me arsyetimin se nuk duronte më sjellen që Limi bënte ndaj saj, ky i fundit u shpreh pas daljes se: Nuk po duroja dot më, dua të dal, të vazhdoj jetën time, jetën normale, punët e mija. Kam shumë përgjegjësi jashtë dhe duhet të ikja sezbën, u shpreh ai.

Kujtojmë që Alba dhe Limi kanë qenë në qendër të vëmendjes në Ferma VIP, pasi dyshja kryen marrëdhënie seksuale poshtë jorganit.

Panorama