Tradhti? Billie Eilish i jep fund lidhjes me aktorin

Billie Eilish dhe Matthew Tyler Vorce, me profesion aktor, i kanë dhënë fund lidhjes.

Prej ditësh, qarkulluan thashetheme se ai e kishte tradhtuar këngëtaren. A është Matthew “the bad guy”? Në një postim në Instagram, ai konfirmoi ndarjen dhe mohoi thashethemet e tradhtisë.

“Askush nuk tradhtoi askënd,” shkroi ai në Instagram. “Marrëdhëniet marrin fund. Kaq e thjeshtë. Krijimi i thashethemeve dhe gënjeshtrave në internet është e rrezikshme.”

Billie nuk e ka komentuar publikisht ndarjen. Lidhja e tyre nisi të përflitej në prill të vitit 2021. Lidhja e Vorce me Eilish nënkuptonte një kontroll të kujdesshëm nga fansat e saj, gjë që e detyroi aktorin të kërkonte falje për postimet e mëparshme në rrjete sociale me përmbajtje raciste dhe homofobike.

Anabelmagazine