Tradhëtoi disa herë bashkëshorten, Ozzy Osbourne pendohet publikisht
Në një intervistë të rrallë për “Good Morning Britain” rrokeri i famshëm Ozzy Osbourne kujtoi momentin e frikshëm kur u përfshi në një incident fatal në shtëpinë e tij.
Vitin e kaluar këngëtari u rrëzua nga motoçikleta e tij ku theu qafën dhe thuajse humbi jetën ndërkohë që ishte bashkëshortja ajo e cila menjëherë ju gjend pranë duke njoftuar ambulancën.
Sharon i është gjendur pranë gjithmonë sidomos pasi u diagnostikua me sëmundjen e Parkinsonit. “Lidhja jonë u forcua më shumë pas sëmundjes sime, unë po kaloja shumë kohë në shtëpi me trajtime dhe terapi dhe i’u përkushtuam shumë njëri-tjetrin. Ajo është heroina ime” -tha 71-vjeçari.
Osbourne gjithashtu tregoi se pendesa e tij më e madhe është tradhëtia e shumëfishtë bashkëshortore që ka kryer vite më parë ku thuajse martesa e tij mori fund dhe mendoi se e kishte humbur Sharon përgjithmonë.
Artisti shprehu pendesën e tij publikisht duke emocionuar publikun me deklaratën.