Tradhëtia e Teas nuk u përtyp as nga personazhet publikë, ja disa reagime

Me luftën virtuale që ka plasur ditët e fundit për shkak të Teas dhe Beartit janë bërë pjesë edhe disa personazhe publikë, duke nisur nga opinionistët e programit e deri tek moderatorë, këngëtarë e gazetarë. Ndër ta është edhe reperi Stresi që sot publikoi një postim ku shpreh gjithë opinionin që ka për programin e njohur dhe protagonistët. Ai shprehet se ‘Përputhen’ nuk transmeton asnjë mesazh dhe vlerë tek publiku, madje arrin deri aty sa gjykon vajzat për veshjet dhe sjelljen.

Ndër personat që kanë reaguar është edhe bloggerja Sara Karaj, apo moderatorja Fjoralba Ponari të cilat mendojnë se këta të rinj kanë marrë famë pa e merituar. Shumica kanë vënë në pikëpyetje dhe kanë kritikuar faktin e mungesës së vlerave në gjërat që promovon media.

Një pyetje kemi ne, gjithë këta që u përfshinë e po përfshihen çdo ditë në rrjedhën e ‘Përputhen’, tradhtisë së Teas, apo viktimizimt të Andit, mos duan pak nga vëmendja e publikut?revistawho.com