“Torturizëm”, fshati Dardhë pa energji elektrike

Ndodhemi në pikun e sezonit turistik dhe në Shqipëri ka ende problematika si mungesa e energjisë elektrike.

Një denoncim ka mbërritur pranë redaksisë së CNA, ku qytetarët ankohen se sot në fshatin Dardhë ka mungesë të energjisë elektrike.

Kjo problematikë evidentohet në një nga zonat më të preferuara dhe të vizituara nga turistë të huaj e vendas që adhurojën turizmin malor, siç është fshati Dardhë.

Mesa duket gjatë këtij sezoni do të kemi më shumë “torturizëm” se turizëm pasi mungesa e energjisë elektrike në një nga zonat më të frekuentuara përbën një problematikë shumë serioze./ CNA