Torosi i “BBA” dhe nëna e tij takohen me ish-presidentin francez Sarkozy dhe Carla Brunin
Një nga konkurrentët më interesantë të ‘Big Brother Albania’, Toros Shahanian, ka pasur fatin që shpeshherë të takojë yjet më të njohur botërorë. Së fundmi ai ka pasur mundësinë të takohet me ish-presidentin francez, Nicolas Sarkozy dhe partneren e tij, Carla Bruni, në qytetin e Venecias. Në këtë takim, ish-banorin e ‘Big Brother’ e ka shoqëruar edhe nëna e tij. Ata nuk kanë ngurruar të pozojnë përkrah Sarkozy dhe Bruni, për ta ruajtur gjithmonë këtë kujtim të bukur. Më pas çifti presidencial vazhduan vizitën në qytetin e ujit mbi një gondola. Torosi është aktivist i lobit armen në Venecia, sepse babai i tij ka qenë nga Armenia. /revistawho.com