Topless dhe e padepiluar, modelja e njohur “tërbon” rrjetin me këtë foto

Modelja e njohur, Ashley Graham, festoi 33-vjetorin e lindjes bashkë me partnerin dhe djalin e tyre të vogël, Isaac, i cili është vetëm 9 muajsh.

Bukuroshja zgjodhi të “arratisej” në natyrë dhe vendosi që të ndante disa foto me ndjekësit e saj në rrjete sociale, raporton “Daily Mail”.

Ashley publikoi një selfie topless nga vaska, por vëmendjen e tërhoqën sqetullat e padepiluara.

Modelja njihet për sinqeritetin që tregon në rrjete sociale, pasi shpesh publikon foto nudo, duke treguar edhe celulitin apo transformimin e trupit pasi u bë nënë për herë të parë.

33-vjeçarja nuk ngurron t’u japë mesazhe frymëzuese të gjithë vajzave dhe grave të tjera, në mënyrë që ta duan trupin e tyre.

Ashley dhe partneri i saj, Justin Ervin, festuan 10 vjet bashkë këtë verë.