Top listën e ndërhyrjeve plastike po e kryesojnë meshkujt/ Dr. Denisa Zhegu zbulon trendet e fundit

Dr. Denisa Zhegu e cila është trajnuar dhe licensuar nga ‘Harley Academy’ në Angli në fushën e mjekësisë estetike, thotë se meshkujt po bëhen gjithmonë e më të interesuar për trajtimet e estetike në Shqipëri.

Përvojën dhe teknikat e avancuara i ofron në klinikën e saj private ku së bashku me të motrën, ndihmës mjekja Redis Zhegu ofrojnë trajtimet e ndryshme të bukurisë.

Në një intervistë televizive, mjekja e njohur plastike tha se shërbimet më të kërkuara për këtë vit janë botoxi si dhe trajtimi i rrudhave naso labiale. Gjithashtu siç e thamë më sipër, sipas mjekes, top listën e ndërhyrjeve plastike në Shqipëri po e kryesojnë meshkujt!