Top Channel konfirmon largimin e Altin Bashës, prezanton regjisorin e ri të “Portokalli”
Prej kohësh është e paqartë historia e largimit (ose jo) të Altin Bashës nga “Portokalli”. Për shumë vite, ai ka qenë regjisor i spektaklit të humorit dhe ishte i pranishëm në mbledhjet e para të stafit edhe për këtë sezon. Kjo u mor si një konfirmim se ai nuk ishte larguar, por e vërteta qëndron ndryshe.
Në prag të premierës së ditës së sotme, është zbuluar se Alitn Basha është larguar. Një artikull në faqen zyrtare të Top Channel ka prezantuar regjisorin e ri të spektaklit, i cili do jetë Indrit Çobani. Këtë të fundit e kemi parë si aktor në disa filma, por kryesisht njihet për shfaqjet që ka drejtuar si regjisor në teatër e televizion.
Vetë aktorët janë shprehur se këtë sezon do të ketë risi në personazhe dhe na mbetet të presim premierën.
News31