‘Top Albania Radio’ ka një yll të ri në mikrofon: London Liçaj
Dardha bie nën dardhë, e si e tillë duket se edhe London do të gëzojë të njëjtin pasion dhe dashuri për radion si babi i tij, Ledioni.
Në 23-vjetorin e ‘Top Albania Radio’ Sara na dhuroi një nga fotot më të ëmbla ku shihet London përpara mikrofonit të radios dhe babi Ledioni që e sheh me vëmendje.
S’do ishte aspak çudi që Ledioni në fakt të niste ta mësonte me korrektësi që tani për këtë punë, ndonëse kuptohet se London ka kohë t’i mësojë të gjitha.
Tani për tani të shijojë fëmijërinë plot ngjyra teksa babi kujdeset për punën./revistawho.com