Tom Cruise shpërthen ndaj stafit që theu protokollin e Covid-19 në sheshin e xhirimeve: Do t’ju pushoj nga puna…
Tom Cruise ka shpërthyer ndaj stafit të tij, pasi thyen rregullat e Covid-19 gjatë xhirimeve për “Mission: Impossible 7”, sipas “The Sun”.
Aktori i njohur i Hollywood-it ka punuar fort për realizimin e këtij projekti që pas mbylljes për shkak të pandemisë, prandaj nuk e mbajti dot veten kur pa se dy individë nga stafi i punës nuk po qëndronin 2 metra larg njëri-tjetrit.
Ata ishin afruar në ekranin e një kompjuteri duke thyer protokollet e sigurisë.
Dikush e ka regjistruar me audio Cruise duke bërtitur, teksa shprehej:
“Nëse shoh që e bën përsëri, do të zhdukesh. Dhe nëse dikush nga ky staf e bën këtë, atëherë kaq është e gjitha. Dhe ti, mos e bëj më kurrë këtë gjë!
Ne po krijojmë mijëra vende pune. Nuk mund ta mbyllim këtë dreq xhirimi, sepse shumë njerëz po humbasin shtëpitë e tyre. E kuptuat? Nëse e shoh të ndodhë sërish, do të pushoheni nga puna.”
Seria e shtatë e filmave “Mission Impossible” raportohet se po xhiron këto ditë në Londër, pasi më parë ka qenë në Venecia.
Pikërisht në qytetin italian, në shkurt, xhirimet u ndalën për shkak të përhapjes së koronavirusit.
Puna rifilloi në shtator me trupën që është spostuar nga Italia, në Norvegji, e tashmë në Britani. Në tetor, xhirimet u ndalën sërish pasi 12 pjesëtarë të stafit dolën pozitiv me koronavirus.