Tom Cruise kërcënohet me jetë, aktori detyrohet të punësojë një ekip sigurie!

Aktori i njohur Tom Cruise së fundmi ka punësuar një ekip sigurie pasi ai dhe regjisori Christopher McQuarrie morën një sërë kërcënimesh nga një ish-punonjës.

Ylli i filmave dhe regjisori i “Mission: Impossible” morën shërbime të ekipit të sigurisë pasi një producent u largua nga ekipi gjë që çoi në ‘protesta të zemëruara’ dhe frikë për hakmarrje të mëtejshme. Një burim brenda ekipit të filmit tha se:

Tom dhe Chris janë ende duke punuar në “Mission: Impossible 8”, kryesisht në Mbretërinë e Bashkuar, por gjërat janë bërë gjithnjë e më të pakëndshme me një ish-anëtar të ekuipazhit dhe tani është rasti të mos rrezikojnë. Po rrezikohet jeta e Tom dhe Chris edhe prapa kamerave.

Sipas mediumit, punonjësi ishte caktuar të gjente lokacione xhirimesh për skenat duke përfshirë një që përshkruan një përplasje treni por planet e tij nuk u vunë në lëvizje në film. Një burim tjetër tha se:

Aktori krysor i “Top Gun: Maverick” është mësuar të ketë ekipe sigurie rreth tij shumicën e kohës për shkak të famës së tij, por për Chris është një gjë shumë e re.

Punonjësi që u largua ka nisur një proces gjyqësor ndaj Cruise, McQuarrie dhe Paramount Studios dhe ka akuzuar oligarkët rusë që financonin punën e aktorit dhe një hetim të lidhur të FBI ndaj Paramount mbi financimin. Burimi vuri në dukje se ndërsa gjithçka është duke shkuar keq ata që janë përfshirë në filma janë të sigurt se gjithçka është plotësisht në rregull, ai është thjesht një ish-anëtar i inatosur i stafit.

McQuarrie ndërkaq ka punuar gjerësisht me Cruise, duke drejtuar filmat e tij përfshirë “Jack Reacher” të vitit 2012, “Mission: Impossible-Rogue Nation” të 2015 dhe “Mission: Impossible-Fallout” 2018. Ata aktualisht janë duke punuar në serinë e filmave me dy pjesë “Mission: Impossible-Dead Reckoning”, i cili do të shfaqet në kinema në 2023 dhe 2024.

Rikujtojmë gjithashtu se Cruise do të bashkëpunojë me regjisorin Doug Lyman për një projekt të ri në hapësirë. 60-vjeçari filloi përgatitjen e projektit pak para pandemisë. Sipas mediave amerikane, ai dhe regjisori kontaktuan me ‘Universal Filmed Entertainment Group’ (UFEG) për të paraqitur idenë e tyre për një raketë që do ta dërgonte aktorin në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës.

Top Channel