Tom Brady dhe Irina Shayk “kapen mat” në Miami

Tom Brady u fotografua duke marrë Irina Shayk nga hoteli i saj teksa ishin në Miami, në një panair ndërkombëtar arti fitimprurës, privat që mbahet çdo vit.

Në foto, supermodelja shihet duke u futur në automjetin e ish-sportistit mbrëmjen e së premtes, 8 dhjetor, e veshur me një bluzë të bardhë dhe xhinse . Sa i përket ish-yllit të NFL-së, Brady kishte veshur një kapele blu të bejsbollit me një polo të përshtatshme për mbrëmjen.

Një natë më parë, Brady dhe Shayk u panë në festën ekskluzive të Leonardo DiCaprio, Art Basel, e mbushur me yje. Megjithatë, të dy dukej se mbanin distancë. Një burim i tha ekskluzivisht Page Six se ndërsa të dy ishin “të pranishëm” , ata nuk “shkuan së bashku” në festë.

“Brady ishte në festë për një kohë dhe e përshëndeti ate, por ai u përshëndeti edhe shumë njerëzve të tjerë ”, tha burimi.

Burimi gjithashtu shtoi se Brady, 46 vjeç, po ” takohet ” dhe i mban të hapura opsionet e tij pas divorcit nga Gisele Bundchen në tetor 2022.

Ndërsa “InTouch” raportoi në nëntor se Shayk dhe Brady “u rikthyen bashkë”. Romanca e tyre e rinovuar nuk është konfirmuar. Siç u raportua më parë, ish-ylli i NFL dhe modelja ruse ndezën për herë të parë thashethemet për lidhje në maj. Gjatë asaj kohe çifti ishin parë së bashku në raste të ndryshme. Por pak më vonë, u shfaqën raporte se marrëdhënia e tyre ishte zbehur.

Politiko