Tolgahan Sayisman rikthehet në ekranin shqiptar, zbulohet seriali më i ri ku do ta shihni
Tolgahan Sayisman është një nga aktorët më të suksesshëm në Turqi dhe që ka luajtur në shumë filma e seriale të ndjekur, disa prej tyre të transmetuar edhe në Shqipëri.
Jo vetëm kaq, por Tolgahan ka një lidhje të ngushtë me Shqipërinë pasi bashkëshortja e tij Almeda Abazi është shqiptare. Tolgahan u bë shumë i njohur në vendin tonë me serialin “Mos u dorëzo”, i transmetuar në Tring. Së shpejti Tolgahan do të rikthehet në ekranin shqiptar, por me një serial të ri, në një tjetër televizion.
Atë do ta shohim në rol kryesor në serialin “Kampioni im”, që do transmetohet në TV Klan. Tolgahan do të quhet Firat dhe do të jetë një boksier i talentuar. Ditën kur Firati triumfon në ndeshjen më të rëndësishme të karrierës, bashkëshortja e tij lind një djalë, por e lë atë të vetëm në jetë dhe me një amanet.
Firati duhet t’i dedikojë jetën djalit të tij të sëmurë dhe të gjejë paratë për kurimin e tij. Sa mund të sakrifikojë një baba për fëmijën? “Kampioni im” do të transmetohet nga e hëna në të shtunë në orën 14:30 nga data 16 Nëntor në TV Klan./revistawho.com