Tolgahan Sayisman flet për martesën me Almeda Abazin: Dua tre fëmijë, por s’jam gati…

 

Ish-Miss Shqipëria, Almeda Abazi dhe bashkëshorti i saj aktori turk Tolgahan Sayisman kanë pak kohë që kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë. Aktori i famshëm turk ka dhënë një intervistë dhe i pyetur se kur do të sjellin në jetë një fëmijë ai është shprehur se është ende herët për këtë hap. “Mendojmë se do të presim edhe një ose dy vjet ndoshta. Megjithatë e gjithë familja po e presin me pa durim këtë lajm të madh. Unë gjithsesi gjithmonë kam ëndërruar të kem 3 fëmijë”, është shprehur ndër të tjera aktori.