Tolgahan rëndë në spital, Almeda Abazi braktis Shqipërinë urgjent pas spektaklit

Bashkëshorti i bukuroshesh shqiptare Almeda Abazi, Tolgahan Saygir ka pësuar një reaksion të rëndë alergjik pak para nisjes të udhëtimit në Afrikë, e shkak për këtë është bërë vaksina e cila është e detyrueshme të bëhet para se të nisës, shkruan intv.al

Sipas mediave turke, përcjell intv.al, pas vaksinës Tolgahan është shoqëruar menjëherë për në spital me ethe dhe temperaturë të lartë.

Aktori është mbajtur nën vëzhgim gjatë gjithë natës dhe fatmirësisht e ka kaluar në kohë këtë alergji e cila dhe mund te kishte rezultuar fatale.

Pas këtij incidenti mësohet se mjeku i ka kërkuar aktorit simpatik që të anulojë çdo udhëtim, mes tyre dhe udhëtimin drejt Shqipërisë, duke humbur kështu dhe mundësinë për të qenë pranë bashkëshortes së tij. Kjo ka bërë që Almeda të marrë menjëherë avionin dhe të shkojë pranë bashkëshortit të saj. Kujtojmë që Almeda është kthyer një Shqipëri pasi i është besuar moderimi i spektaklit Dancing With The Stars, premierën e të cilit e prezantoi mbrëmë në “Vizion Plus”.